Teksa hynte në Kuvend, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali deklaroi për mediat se ka qenë pjesë e Partisë Socialiste dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë.
Në përgjigje të interesimit për tezën që ajo kishte artikuluar më herët lidhur me një draft për Shqipërinë e re, Spiropali u shpreh se puna për të është në vijim.
Të lidhura
None found
E pyetur nga Euronews Albania nëse për këtë draft po bashkëpunon me figura si Ditmir Bushati, Spiropali nuk dha përgjigje.
