Ministria e Drejtësisë ka bërë publike listën e kandidatëve që e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës me shkrim, të zhvilluar më 13 dhe 14 qershor 2026.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se kandidatët që kanë mbetur në riprovim do t’i nënshtrohen provimit me gojë më 4 korrik 2026, me fillim nga ora 08:00.
Të lidhura
None found
Ky provim do të mbahet në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.
Ndërkohë, kandidatët që e kanë kaluar pjesën me shkrim do të hyjnë në provimin me gojë më 5, 6, 7, 8 dhe 9 korrik 2026, po ashtu nga ora 08:00 dhe në të njëjtin lokacion.
Ministria ka njoftuar gjithashtu se lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin me shkrim është publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit.
Kliko këtu për ta parë listën: https://md.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/08-905-Lista-e-kandidateve-te-cilet-kane-kaluar-Provimin-e-Jurispridences-me-shkrim-te-mbajtur-me-date-13-14-qershor-2026.-.pdf?fbclid=IwY2xjawSwP3dleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFBS2pUVncyZVB2Z0hFblpkc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHtuKC8z9LGdwvkKNhirLHCJkhQYCTRGuVdoOb7wwnFoNdFNwHmmg1fnaGC7s_aem_MIAhjx_0PNNLI0XbKMzrKQ
