Pas 106 orësh nën rrënoja, 21-vjeçari shpëtohet i gjallë në Venezuelë

Një i ri 21-vjeçar është nxjerrë me shenja jete nga rrënojat e një pallati në La Guaira, në Venezuelë, pasi kishte mbetur i bllokuar për 106 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Operacioni për shpëtimin e tij zgjati 43 orë dhe u krye nga ekipe të ardhura nga Venezuela, Meksika dhe El Salvadori. Aaron Levi Cantillo Vargas u gjet fillimisht nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por ndërhyrja për ta nxjerrë u bë më e vështirë, pasi mes tij dhe shpëtimtarëve ndodhej trupi i pajetë i një burri.

Të lidhura

None found

Vetëm pasi u largua trupi i viktimës, ekipet mundën të vijonin punën për lirimin e 21-vjeçarit. Gjatë kësaj kohe, një mjek arriti t’i japë lëngje në momentin e duhur, duke e mbajtur të hidratuar dhe duke rritur shanset për përfundimin me sukses të operacionit.

Shpëtimi i të riut ka sjellë sërish shpresë, si për ekipet e emergjencës, ashtu edhe për familjet që ende kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur.

https://x.com/nayibbukele/status/2071552309897679035
https://x.com/nayibbukele/status/2071495775431876843


Shtuar 29.06.2026 17:03

Perabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio