Kërkesa e LDK-së për postin e Presidentit, Agim Aliçkaj sheh përpjekje të opozitës për bllokim politik

Pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ndërtimi i institucioneve të reja po përcillet nga negociata të forta, kushte politike dhe kërkesa të partive kryesore në Kuvend. Meqë ende nuk ka një marrëveshje për shumicën qeverisëse, secili subjekt politik po synon të rrisë peshën e vet në procesin e bisedimeve.

Të lidhura

None found

Së fundi, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka lënë të kuptohet se mund të mbështesë një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke vënë në dispozicion 18 votat e deputetëve të saj. Por, kjo përkrahje, sipas qëndrimeve të shprehura nga zyrtarë të saj, do të kushtëzohej.

Kushti kryesor i përmendur nga LDK-ja është që posti i Presidentit të Kosovës t’i takojë kësaj partie dhe kandidati për këtë detyrë të dalë nga radhët e saj. Ky element po konsiderohet i rëndësishëm në bisedimet ndërmjet dy partive dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt nëse do të arrihet ose jo marrëveshja për formimin e institucioneve.

Për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari i Diasporës, Agim Aliçkaj.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve i ka dhënë Albin Kurtit të drejtën politike për të vazhduar qeverisjen, ndërsa opozita, siç vlerëson ai, ende nuk është pajtuar me humbjen.

Aliçkaj tërheq vëmendjen se procesi i zgjedhjes së presidentit mund të përdoret nga opozita si mjet për të penguar funksionimin e institucioneve dhe kompletimin e pushtetit.

Zgjedhjet e panevojshme parlamentare në Kosovë përfunduan me shumë sukses dhe këto ditë pritet certifikimi i rezultateve. Populli shumicë i Kosovës, për të tretën herë radhazi, e shprehu qartë vullnetin e tij që Kryeministri Albin Kurti, me koalicionin e vet, të vazhdojë ta qeverisë vendin edhe për katër vjet.

Ende nuk është e qartë nëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë kuptuar vërtet se i kanë humbur zgjedhjet. Shumë politikanë të opozitës, së bashku me mediat e kontrolluara prej tyre, vazhdojnë t’i interpretojnë numrat sipas dëshirës, duke e mashtruar veten se janë fitues, vetëm pse kanë humbur njësoj ose më pak se herën e kaluar. Ky është një naivitet i përmasave të dhimbshme, shkurt, një mjerim politik.

Meqë rezultati i zgjedhjeve ia mundëson z. Kurti konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, posti i Presidentit, për zgjedhjen e të cilit kërkohen 81 vota, ose në raundin e tretë shumicë e thjeshtë me kusht që të jenë të pranishëm 81 deputetë, mbetet edhe më tej mundësi për bllokimin e funksionimit të shtetit nga partitë humbëse.

Të gjitha indikacionet tregojnë se humbësit do të përpiqen sërish ta bllokojnë shtetin, vetëm e vetëm për të mos lejuar z. Kurti të qeverisë vendin. Madje, ende pa u certifikuar zgjedhjet, ata kanë filluar të vendosin kushte dhe të kërkojnë arsyetime për veprimet e tyre kundër funksionimit normal të institucioneve shtetërore”, u shpreh ai.

Duke folur më tej, ai vlerëson se kushtet që LDK-ja ka vendosur për mbështetjen e zgjedhjes së presidentit janë të parealizueshme, të nxitura nga interesa partiake dhe me potencial për të penguar funksionimin normal të institucioneve.

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaron se do t’i japë votat e saj vetëm me kusht që Presidenti të jetë nga radhët e saj, ndonëse vetë është e përçarë si rrallëherë dhe nuk dihet nëse do të arrijë t’i bindë deputetët e vet të votojnë njëzëri në rast të një marrëveshjeje me Vetëvendosjen. Maksimumi që LDK-ja mund të presë janë disa ministri, varësisht nga pesha e saj parlamentare.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i shtyrë nga “dashuria e madhe” për Amerikën, ka zbuluar edhe një kusht tjetër për votimin e Presidentit: nënshkrimin e kontratës për gazin amerikan. Ai shkon aq larg, sa paralajmëron protesta nëse qeveria nuk e bën këtë, një paraqitje tërësisht naive, joprofesionale dhe deri diku qesharake.

Të dyja këto kushte janë joreale dhe të parealizueshme. Ato janë vendosur për interesa personale dhe partiake, e jo për zhbllokimin e institucioneve të shtetit. Shihet qartë se LDK-ja, por edhe PDK-ja e AAK-ja, i kanë “harruar” deklaratat e tyre të mëhershme se Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese dhe jopartiake. Ndërkohë, çështja e gazit nuk është çështje politike, por ekonomike dhe strategjike, e cila duhet të vlerësohet nga ekspertët e fushës së energjetikës”, shpjegon veprimtari.

Në përmbyllje, Aliçkaj thotë se opozita po shfrytëzon kushte politike dhe pretendime të pambështetura për të penguar institucionet, ndërsa si rrugëdalje ai sheh zgjedhjen e një presidenti jopartiak, që i shërben interesit shtetëror mbi atë partiak.

Përpjekjet e këtyre partive për ta frikësuar popullin me pretendimet për një “pushtet autoritar” të Kurtit janë të pabazuara. Hipokrizia e tyre bëhet edhe më e dukshme kur mbështesin autokratin e vërtetë, vasalin serb dhe kryeministrin tashmë jolegjitim të Shqipërisë, Edi Rama. Ai, së bashku me lobistin serb Richard Grenell, besohet se kanë pasur ndikim edhe në nxitjen e këtyre përpjekjeve për ta bllokuar shtetin, me qëllim rrëzimin e qeverisë së z. Kurti.

Është për t’u habitur që këto parti, e sidomos LDK-ja, nuk kanë mësuar asgjë nga humbjet e njëpasnjëshme. Në vend që t’i analizojnë gabimet e veta, të ndryshojnë dhe të përmirësohen, ato harxhojnë energji duke kërkuar fajtorë aty ku nuk ekzistojnë. Si nuk e kuptojnë se bllokimi i fituesit dhe i shtetit nuk mund t’u sjellë fitore? Nëse vazhdojnë me këtë qasje, nuk do ta fitojnë kurrë besimin e shumicës së qytetarëve.

Zgjidhja e vetme reale për zgjedhjen e Presidentit është propozimi i tre kandidatëve të aftë, jopartiakë, me njohuri të gjuhëve të huaja dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe zgjedhja e njërit prej tyre me votë të shumicës. Për këtë nevojitet maturi, mençuri dhe atdhedashuri. Thjesht, kërkohet që interesat shtetërore dhe kombëtare të vendosen mbi interesat personale dhe partiake”, përfundoi veprimtari Aliçkaj për “Bota sot”.

Image


Shtuar 29.06.2026 14:50

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio