Ministria e Punëve të Brendshme njofton për pesë raste të raportuara të dhunës në familje, ndërsa në tre prej tyre personat e dyshuar janë privuar nga liria.
Në Shkup, më 27.06.2026 në ora 02:45 në SPB Shkup, një 43-vjeçare ka denoncuar se një ditë më parë, më 26.06.2026 rreth orës 14:00 në Karposh, ish-bashkëshorti i saj e ka sulmuar atë dhe vajzën e tyre të mitur.
Të lidhura
None found
Po atë ditë, në Strumicë është raportuar edhe një tjetër rast i dhunës në familje. Sipas denoncimit, D.N e ka sulmuar fizikisht partneren e tij 17-vjeçare dhe e ka kërcënuar me objekt të mprehtë.
Në Sveti Nikole, më 27.06.2026 në ora 01:00, policia ka arrestuar O.M (48), pas një denoncimi të mëhershëm se në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.
Ndërkaq, në Shtip, efektivët e SPB Shtip kanë ndaluar S.M (52), pasi ishte raportuar se kishte kërcënuar djemtë e tij me objekt të mprehtë dhe se me sëpatë kishte dëmtuar sende në shtëpi.
