Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, institucion që gjatë javëve të fundit ka qenë në fokus të verifikimeve me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Veprimet e kontrollit janë përqendruar në katin e 3-të, sektori 1, pasi një i burgosur ishte përfshirë në një konflikt verbal me shokun e tij të qelisë.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit në dhomë, autoritetet kanë gjetur një telefon të zi iPhone, bashkë me karikuesin përkatës.
Sipas burimeve pranë SHKB-së për Anila Hoxhën, ekzistojnë dyshime se telefoni i përket të dënuarit Elton Meta.
