Izraeli dhe Libani pritet të finalizojnë sonte në Uashington marrëveshjen kornizë për armëpushimin, pas disa ditësh bisedimesh intensive mes delegacioneve të të dy vendeve.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, shpallja e marrëveshjes konsiderohet çështje orësh. Njoftimi zyrtar, dhe ndoshta edhe nënshkrimi i dokumentit, pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme në kryeqytetin amerikan.
Të lidhura
None found
Burimet bëjnë të ditur se delegacionet e Izraelit dhe Libanit kanë zhvilluar negociata intensive gjatë katër ditëve të fundit, me synimin për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund përshkallëzimit të fundit të konfliktit.
Deri tani, asnjëra palë nuk ka bërë një njoftim zyrtar për përmbajtjen e marrëveshjes, ndërsa pritet që detajet të bëhen publike pas shpalljes së saj.
