Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjet për shërbimin gjyqësor dhe atë të prokurorit publik

Në seancën e 108-të, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi sot pro miratimit të ligjeve për shërbimin gjyqësor dhe për shërbimin e prokurorit publik.

Gjatë të njëjtës seancë u miratuan edhe Ligji për Menaxherët e Lartë, Ligji për Përdorimin e Energjisë nga Burimet e Rinovueshme, si dhe Ligji për Armët.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, votimi për Projektligjin për Procedurën Civile do të përcaktohet në një afat shtesë.

Deputetët e opozitës nuk i votuan dy ligjet, duke argumentuar se këto zgjidhje nuk kanë karakter reformues dhe se objektivat e Agjendës së Reformës i ndjekin vetëm në nivel deklarativ. Në anën tjetër, përfaqësuesit e shumicës parlamentare thanë se aktet ligjore janë miratuar përmes një procesi demokratik dhe se përfshijnë dy kërkesat kyçe të palëve të prekura, që lidhen me statusin dhe të ardhurat e tyre.

Sipas opozitës, këto dy ligje nuk do të garantojnë pavarësi, paanshmëri dhe zhvillim në shërbimet gjyqësore dhe në ato të prokurorisë publike.

“Ky është një ligj që është larg reformist, larg asaj që parashikohet nga Agjenda e Reformës. Kemi një ligj që vetëm në mënyrë deklarative ndjek qëllimet e Agjendës së Reformës. Në vend që të forcojnë pavarësinë e prokurorisë publike, disa dispozita ruajnë mekanizmat përmes të cilave pushteti ekzekutiv ka ndikim”, tha Jovana Trençevska nga LSDM nga foltorja parlamentare.

Ndaj këtyre kritikave reagoi deputeti Ljupço Prenxhov nga OBRM-PDUKM, i cili vlerësoi se vendi do të jetë mes atyre që kanë realizuar reformat më të shpejta dhe më efikase, si edhe që përfitojnë më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.

“Ju, si opozitë, keni dy zgjidhje. Zgjidhja e parë është të dilni dhe të thoni se të gjitha këto zgjidhje ligjore që po miratohen tani mund t’i kishit bërë ju, por nuk i bëtë. Ne ishim në fund të vendeve në Ballkanin Perëndimor, sot jemi të parët dhe po udhëheqim. Së dyti, sa i përket zgjidhjeve ligjore, të gjithë ata që janë të lidhur me këto dy zgjidhje ligjore u ftuan në mënyrën më demokratike. Ata kishin dy kundërshtime të mëdha – e para se nuk donin që t’u shkurtohej asnjë denar nga pagat dhe nuk donin të humbnin statusin e zyrtarëve gjyqësorë ose të prokurorisë publike. Ndodhi që punuam me vonesë dhe i miratuam të dy vërejtjet”, tha Prenxhov.


deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet