Wolfgang Porsche heq dorë nga plani për tunelin privat në Salzburg, vila historike del në treg mes polemikave për pabarazinë sociale

Wolfgang Porsche, manjati austro-gjerman i sektorit të automobilave, duket se është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një tuneli privat prej afro 500 metrash, që do të lidhte rezidencën e tij në Salzburg me një garazh nëntokësor.

I etiketuar nga mediat si “tuneli për një person”, ky projekt ka ngjallur reagime të ashpra në publik.

Të lidhura

None found

Sipas The Guardian, në vitin 2020 Porsche bleu për 8.4 milionë euro një vilë historike të shekullit XVII në periferi të qytetit. Një vit më parë, ai kishte marrë miratimin për ndërtimin e një rruge private në zonën shkëmbore. Sipas planit, një parking komunal në qendër të Salzburgut do të lidhej me një garazh nëntokësor pranë rezidencës, me kapacitet deri në tetë automjete. Vlera e projektit llogaritej rreth 10 milionë euro.

Kundërshtimi ndaj planit ka qenë i fortë, si nga banorët ashtu edhe nga opinioni publik, jo vetëm për përmasat e ndërhyrjes, por edhe për shkak të peshës historike të pronës. Ajo ka qenë dikur banesa e shkrimtarit Stefan Zweig, i cili u largua nga qyteti në vitin 1934, gjatë regjimit austrofashist.

Raportimet e mediave lokale thonë se Porsche ka ndryshuar tashmë qasje dhe e ka nxjerrë në shitje vilën me 12 dhoma, të njohur si “Paschinger Schlössl”. Sipas këtyre raportimeve, blerësi i ardhshëm mund ta vijojë projektin e tunelit, nëse respekton afatet e lejes ekzistuese, e cila skadon në fund të vitit 2028.

Më herët, këshilli i qytetit kishte hedhur poshtë propozimet për ta blerë pronën dhe për ta kthyer atë në një muze kushtuar Stefan Zweig, me arsyetimin se qyteti nuk disponon fondet e nevojshme për një blerje të tillë.

Vetë Zweig e kishte përshkruar këtë rezidencë si “romantike, por jopraktike”, duke nënvizuar se hyrja në të ishte e vështirë dhe se mund të arrihej vetëm përmes një shkalle të gjatë në kodër.

Pakënaqësia publike është thelluar edhe më shumë, ndërsa protestuesit e kanë paraqitur projektin si një shenjë të pabarazisë sociale në një qytet që po përballet me krizë strehimi dhe me rritje të qirave. Demonstratat janë mbajtur nën thirrjen “një qytet për të gjithë, jo një tunel për një”.

Ndërkohë, përfaqësues të Partisë së Gjelbër kanë kërkuar madje që leja e ndërtimit të anulohet, duke pretenduar se ajo e rrit artificialisht vlerën e pronës.

Prona është hedhur në treg për rreth 12.7 milionë euro, ndërsa agjentët imobiliarë e vlerësojnë lejen për tunelin dhe garazhin si një element që e bën këtë pasuri të paluajtshme të veçantë në Salzburg.

Një zëdhënës i Porsche ka konfirmuar se prona po shitet, por pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi. Ai i ka përshkruar polemikat që shoqërojnë projektin si “një diskutim të nxitur nga zilia”. Nga familja nuk ka pasur deklarata të tjera për këtë çështje.


Shtuar 26.06.2026 12:47

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet