AKU nxjerr rezultatet e analizave për ushqimin katering të Sori-AL pas dyshimeve për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se, në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, ka marrë përmes komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk informacion mbi dyshimin për helmimin e disa kursantëve në këtë institucion.

Pas marrjes së këtij informacioni, AKU kreu menjëherë verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e catering-ut në Akademinë e Sigurisë në Sauk, si edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Të lidhura

None found

Kontrollet e zhvilluara në Akademinë e Sigurisë në Sauk konstatuan se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacionin e nevojshëm shoqërues. Po ashtu, u morën 14 mostra për analizë, konkretisht 7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës, nga mostrat e ruajtura të produkteve të gatshme të përpunuara në Garnizonin Skënderbej, Tiranë, të cilat ishin konsumuar më 24.06.2026 në Akademinë e Sigurisë në Sauk. Këto mostra u dërguan për analizim të treguesve mikrobiologjikë në laboratorin e ISUV.

Më tej, në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, u zhvillua edhe një inspektim në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, aty ku ishte kryer përpunimi i produkteve ushqimore.

Sipas verifikimeve në këto ambiente, kushtet higjieno-sanitare rezultuan të përshtatshme dhe dokumentacioni shoqërues ishte i plotë. Gjatë procedurës u morën edhe 14 mostra të ushqimeve të gatuara, të ruajtura nga vakti i drekës dhe ai i darkës së datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për kontrollin e higjienës së mjedisit dhe pajisjeve. Të gjitha këto u dërguan për analizim pranë ISUV.

Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u vendos masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjatë inspektimeve ishin të pranishme edhe institucione të tjera, si NJVKSH Tiranë, e cila mori tampone ambientale në mjedise, pajisje dhe te punonjësit, si edhe ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë.

AKU bëri të ditur se do të vazhdojë ta ndjekë rastin hap pas hapi dhe të marrë masat e mëtejshme për të garantuar sigurinë ushqimore.


Shtuar 26.06.2026 11:18

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet