Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën e kaluar, në New Jersey, ku humbën jetën dy gra në mënyrë tragjike teksa u goditën nga një makinë kur po kalonin një vendkalim për këmbësorë në rrugën e tyre për në shtëpi, pas një ndeshje të Kupës së Botës të shtunën.
Sipas burimeve të huaja, videoja tregon 58-vjeçaren Mariana Elizabeth Valverde Beltran dhe 61-vjeçaren Maria Isabel DeLos Angeles Salgado Ayala, duke kaluar një kryqëzim në Newark kur një makinë që ecte me shpejtësi i goditi papritur duke i shkaktuar vdekjen.
Të lidhura
None found
🔥 DOS ECUATORIANAS MUEREN ATROPELLADAS EN NUEVA JERSEY TRAS PARTIDO DE LA TRI
Dos compatriotas, de 58 y 61 años, perdieron la vida la noche del 20 de junio en Newark, Nueva Jersey. Regresaban de alentar a Ecuador en el Mundial cuando un auto rojo, a exceso de velocidad y sin… pic.twitter.com/sWqSXG3Hvv
— Diario El Mercurio (@elmercuriomanta) June 24, 2026
Mësohet se, shoferi i makinës ishte 26-vjeçari David J. Zapata-Vera, i cili u identifikua nga kamerat e trafikut. Një dëshmitar e përshkroi këtë të fundit se ishte duke shtypur pedalin e gazit dhe duke kaluar me shpejtësi në rrugën për këmbësorë ndërsa semafori po bëhej gati të ndizej i kuq.
26-vjeçari nga Newark u dorëzua në polici të martën, tre ditë pas aksidentit fatal, dhe po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së dytë nga pakujdesia për shkak të trafikut rrugor, braktisje të shkallës së dytë nga vendi i ngjarjes së një aksidenti rrugor që rezultoi në vdekje dhe rrezikim të shkallës së tretë të një viktime të plagosur.
