Kërçeli del në mbrojtje të Hysenit: Akuzat kanë të bëjnë me procedurat, jo me korrupsion

Ilir Kërçeli, deputet i zgjedhur nga LVV-ja, ka reaguar pas kritikave që janë bërë për projektin e bulevardit dhe ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Gjilanit, një investim prej 18 milionë eurosh që po udhëhiqet nga kryetari Alban Hyseni.

Ai tha se akuzat ndaj Hysenit nuk kanë të bëjnë me korrupsionin apo keqpërdorimin e detyrës zyrtare, por me procedurat dhe lejet e ndërtimit. Sipas Kërçelit, kjo pasqyron standardin e ri të qeverisjes që, siç u shpreh ai, është vendosur në Gjilan.

Të lidhura

None found

Kërçeli ka drejtuar kritika edhe ndaj Komunës së Prishtinës, duke thënë se aty po kalojnë miliona euro për subvencionimin e një ndërmarrjeje publike që po përballet me probleme financiare dhe me vonesa në ekzekutimin e pagave.

Statusi i tij i plotë:

“Është interesante se si disa kolegë deputetë po merren me një projekt të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, dhe ekipit të tij.

Fjala është për një projekt që kryeqendra e Anamoravës do të duhej ta kishte pasur shumë më herët: bulevardi i qytetit dhe objekti i ri i Komunës, një investim me vlerë prej 18 milionë eurosh.

Dhe, merreni me mend, kryetari i Gjilanit po akuzohet jo për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, por për çështje që lidhen me procedurat dhe lejet e ndërtimit të bulevardit. Kjo, në njëfarë mënyre, tregon edhe standardin e ri të qeverisjes që është vendosur në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje!

Ndërkohë, nuk dëgjohet pothuajse asnjë fjalë për milionat e eurove që po kalojnë nga Komuna e Prishtinës, aty ku qeveris subjekti politik i atyre që sot po ngritin akuza.

Madje, po thirren seanca për subvencionimin me miliona euro të një ndërmarrjeje publike, që të tërhiqen nga përmbaruesit. Kjo po ndodh për projekte që përdoren nga një numër i kufizuar qytetarësh të kryeqytetit, si dhe për mbulimin e kostove të qirasë së objekteve të kësaj ndërmarrjeje.

Një ndërmarrje që është sjellë në një gjendje të tillë sa që edhe pagat e punëtorëve duhet të mbulohen edhe me shumë vonesa përmes subvencioneve nga komuna.”


Shtuar 25.06.2026 23:26

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet