Shkalla e tragjedisë në Venezuelë po merr përmasa rrëqethëse, ndërsa zonat e goditura rrezikojnë të kthehen në një morg gjigant.
Gjatë natës, vendi u trondit nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, duke sjellë një krizë humanitare të paprecedentë.
Të lidhura
None found
Nga përditësimi më i fundit zyrtar i bërë publik nga presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez, rezulton se numri i konfirmuar i viktimave mbetet 164. Megjithatë, autoritetet e larta të vendit theksojnë se bilanci pritet të rëndohet ndjeshëm në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, shqetësimi është përqendruar te mbi 30,000 persona të raportuar zyrtarisht si të zhdukur. Kjo listë po zgjatet me shpejtësi, ndërsa familjarët po ngarkojnë në një faqe të posaçme fotografitë e njerëzve të tyre të afërt, në përpjekje të dëshpëruara për të siguruar çdo informacion.
