Hetimet zbardhin ngjarjen në Tiranë, 46-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës

Ngjarja e rëndë e regjistruar këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është zbardhur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, gazetarja Xhensila Kodra dha detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një person u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Të lidhura

None found

Sipas Kodrës, rrethanat mbeten të paqarta dhe ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Hetuesit nuk e kanë hapur ende derën e makinës ku ndodhet viktima.

Dyshimet paraprake janë se është përdorur një armë me silenciator.

Xhensila Kodra tha se viktima, Ismet Habili, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me bordurën e një pallati. Ajo shtoi se ai nuk njihej si person problematik për policinë.

Ngjarja ndodhi në zonën e 1 Majit. Policia u njoftua nga një qytetar, i cili kishte vënë re një makinë të dëmtuar. Për momentin nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje, pasi autoritetet nuk e kanë hapur ende derën e automjetit.

Viktima u gjet brenda makinës së tij, i qëlluar me plumb në gojë. Për rastin po kryhen veprimet hetimore.


Shtuar më 20.10.2026 22:32