Gazetari dhe analisti Arion Sulo ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Now”, të drejtuar nga Erla Mëhilli në Euronews Albania, ku diskutoi për protestën dhe kërkesat e studentëve e pedagogëve për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në përballjen me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, Sulo deklaroi se në protestë kishte marrë pjesë një numër i madh studentësh, pedagogësh dhe prindërish. Klosi, ndërkohë, tha se në tubim ishin shfaqur përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët, sipas tij, po përpiqeshin të fitonin hapësirë, ndonëse kjo parti është më e humbura.
Të lidhura
None found
Klosi: Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Partisë Demokratike tregon qartazi një përpjekje për të zënë hapësirë në një terren ku kjo parti është pa dyshim më e humbura.
Sulo: Ishin 1 mijë pedagogë. Janë 2 mijë që kanë firmosur, ndërsa në shesh ishin 3-4 mijë persona, mes tyre studentë, pedagogë dhe prindër. Çfarë problemi keni që PD-ja ka 1 mijë pedagogë?
Klosi: Nuk mendoj aspak se PD-ja ka 1 mijë pedagogë. Do të ishte shumë mirë nëse do t’i kishte, por nuk i ka.
Sulo: Mirë është t’i ketë, sepse ju keni mbajtur Gysin dhe Suelin. Ata janë pedagogë që duan të rrëzojnë Ramën, qofshin të PD-së, të gjelbër apo të një force tjetër.
Klosi: Partia Socialiste ka 850 mijë vota.
Sulo: Pra, do t’u bëni biografinë?
Klosi: Nuk e kam fjalën për biografinë. Ata kanë të drejtë të protestojnë dhe janë në mbrojtje të rritur.
Sulo: Kryeministri tha se ata janë të tillë dhe se kanë nevojë për psikolog, madje se nuk dinë të lidhin shtatë fjalë. A keni ndonjë problem me pedagogët?







