Një ngjarje rrugore u shënua pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem.
Të dhënat paraprake tregojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Golf”. Nga përplasja mbeti i lënduar drejtuesi i makinës, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve nga spitali, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Në fazën paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa ekspertët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
