Ka filluar sot shpërndarja e pagesave shtesë për studentët, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Njoftimi është bërë nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Të lidhura
None found
Murati ka sqaruar se ky hap është përmbyllur pasi komisioni verifikues ka marrë dhe ka shqyrtuar të gjitha të dhënat e nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë.
“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka shkruar Murati.
Studentët që kanë plotësuar kriteret dhe kanë kaluar procesin e verifikimit, do ta marrin mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh drejtpërdrejt në llogaritë e tyre bankare.
