Haxhiu tregon afatin kur pritet të fillojnë konsultimet me partitë për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se fillimi i takimeve me subjektet politike për çështjen e presidentit do të vijë vetëm pasi të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

Të lidhura

None found

Haxhiu ka theksuar se fillimisht duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të zgjidhet Qeveria.

“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit.

E pyetur nëse do të jetë vetë kandidate për presidente, ajo ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, është shprehur shkurt Haxhiu.

Ndërkohë, lidhur me raportimet në media se Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s, ajo tha se ende po mblidhen të dhëna për këtë çështje.

“Ende jemi duke marrë informacione për këtë, natyrisht ju lutem që të pyesni me shkrim institucionet kompetente dhe do të përgjigjen”, ka shtuar ajo.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet