Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe bashkëkryetare e Partisë Guxo, ka shprehur publikisht zhgënjimin e saj ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas saj, pikëkthesa në mënyrën si e sheh Osmanin erdhi në ditën kur presidentja mori vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Gërvalla ka përmendur edhe deklarimin e Osmanit se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte mbajtur një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në deklaratën e saj publike, ajo theksoi se pakënaqësia dhe zhgënjimi që ndien nuk kanë të bëjnë me raportin personal mes tyre, por me qëndrimet politike të presidentes.
“Pezmi im është shumë jopersonal. Pezmi im është shumë politik, e edhe zhgënjimi im është shumë politik dhe aspak personal. Dikush që ka qenë president i vendit ka detyrim, ka obligim ndaj opinionit publik, të tregojë më shumë dinjitet dhe më shumë karakter, edhe atëherë kur jemi në kampe kundërshtare”, deklaroi Gërvalla.
