Qendra e Menaxhimit të Krizave njofton se deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë evidentuar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Sipas të dhënave, një prej tyre vazhdon të jetë aktiv, një tjetër është vënë nën kontroll, ndërsa shtatë janë shuar.
Sipas raportimit të QMK-së, zjarri aktiv ndodhet në Shtip, ku është përfshirë nga flakët një deponi. Ndërkohë, nën kontroll është vënë zjarri në komunat Shën Nikollë dhe Llozovë, përkatësisht në fshatin Delisinci dhe fshatin Saramzalino, ku po digjet bimësi e ulët.
Të lidhura
None found
“Zjarret janë shuar në Komunën e Kumanovës – Rruga Gjuro Pucar 38 (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës – fshati Çashkë (bimësi e ulët), Komuna e Demir Hisarit – fshati Obednik (bimësi e ulët), Komuna e Gazi Babës – fshati Jurumleri (bar i thatë, shkurre dhe mbeturina të rënda), Komuna e Likovës – fshati Likovë (bar i thatë), Komuna e Likovës – fshati Matejçe (bar i thatë) dhe Komuna e Kumanovës – vendbanimi Pero Çiço (shtylla dhe pemë)”, thuhet nga QMK.
