Më 1 korrik 2026 zhvillohen intervistat me pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se më 1 korrik 2026, në objektin e KPK-së, do të zhvillohen intervistat me kandidatët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se, në mbështetje të nenit 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, ky proces do të mbahet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.

Të lidhura

None found

Paneli Vlerësues do të fillojë hartimin e pyetjeve në orën 08:00, ndërsa intervistimi i kandidatëve është paraparë të nisë në orën 11:00.

Sipas agjendës së publikuar nga KPK-ja, renditja e intervistave është kjo:

Atdhe Dema – ora 11:00

Naim Abazi – ora 13:00

Rafet Halimi – ora 14:15

Shqipdon Fazliu – ora 15:30

Zejnulla Gashi – ora 16:45

Nga ora 12:00 deri në 13:00 është caktuar pauzë.

KPK u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara që duan ta monitorojnë këtë proces, të respektojnë oraret dhe rregullat e përcaktuara. Për shkak të kapaciteteve të kufizuara të hapësirës, të interesuarit duhet të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi ose monitoruesi përmes Zyrës për Komunikim Publik në adresën elektronike [email protected], jo më vonë se 26 qershor 2026.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş