Fadil Hadërgjonaj kërkon unitet në LDK dhe apelon për reflektim të thellë

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka bërë një thirrje publike për më shumë përgjegjësi, bashkim dhe reflektim brenda partisë, duke theksuar se LDK-ja nuk duhet ta humbasë energjinë në konflikte të brendshme dhe përballje personale.

Ai ka vlerësuar se Kosova prej vitesh po kalon nëpër krizë politike, polarizim shoqëror dhe stagnim institucional, prandaj sipas tij fokusi duhet të jetë te fuqizimi i LDK-së dhe te ofrimi i zgjidhjeve konkrete për qytetarët.

Të lidhura

None found

Hadërgjonaj ka nënvizuar se situata kërkon një analizë të sinqertë dhe të përbashkët, ndërsa ka theksuar se “sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike, por përgjegjësi kombëtare”.

Në fund të reagimit të tij, ai është shprehur: “LDK nuk është rastësi. LDK është histori. LDK është përgjegjësi. LDK është dashni”.

Postimi i plotë:

Të dashur simpazantë, votues dhe struktura të LDK-së,

Sot, LDK-ja ka nevojë për reflektim të thellë dhe jo për akuza, për bashkim dhe jo për përçarje, për urtësi, maturi dhe mençuri, jo për përplasje të kota.

Në kohën kur Kosova prej vitesh po vuan nga kriza politike, polarizimi shoqëror, stagnimi institucional dhe mungesa e një perspektive të qartë zhvillimore, LDK-ja nuk mund t’ia lejojë vetes të merret me ndarje të brendshme apo me beteja personale. Përkundrazi, ajo ka detyrim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të japë zgjidhje.

Prej vitesh, Kosova po përballet me këtë “mortajë” politike që ka dobësuar institucionet, ka zbehur besimin e qytetarëve dhe ka ngadalësuar zhvillimin e vendit. Në rrethana të tilla, çdo energji duhet të drejtohet kah forcimi i LDK-së dhe rolit të saj në shërbim të shtetit, e jo kah thellimi i dallimeve mes nesh.

Analiza duhet të jetë e sinqertë, kolektive dhe e mbështetur në përgjegjësi, duke nxjerrë mësime dhe duke marrë vendime të qarta për të ecur përpara. Kjo nuk është kohë për ego personale, por për vizion të përbashkët. Nuk është kohë për ndarje, por për bashkim rreth vlerave që e kanë bërë LDK-në shtyllë të shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë.

LDK-ja do të vazhdojë t’i ruajë dhe t’i mbrojë vlerat e saj burimore. Ajo do të mbetet zëri i arsyes, i dialogut, i shtetit dhe i interesit kombëtar. Sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, të bashkuar dhe të mençur, që mbi çdo interes individual vendos interesin e qytetarëve dhe të Republikës.

Sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike; është përgjegjësi kombëtare. Vetëm të bashkuar mund ta ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo gjendje e rëndë dhe t’ia rikthejmë shpresën, besimin dhe drejtimin që meriton.

LDK nuk është rastësi.

LDK është histori.

LDK është përgjegjësi.

LDK është dashni 🩵


Shtuar 24.06.2026 14:38

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş