Endrit Thaçi, djali i ish-drejtuesit të UÇK-së Hashim Thaçi, ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet pranë kryeministrit Edi Rama, duke e shoqëruar atë me një mesazh falënderues për mbështetjen e dhënë ndaj luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në reagimin e tij, ai e cilëson Ramën si një prej zërave më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën.
Të lidhura
None found
Sipas Endrit Thaçit, kryeministri shqiptar ka mbajtur anën e së vërtetës edhe atëherë kur, siç shprehet ai, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.
“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë.
Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen”, shkruan Endrit Thaçi.
