Qeveria e Kosovës akordon 200 mijë euro për një gjenerator të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 200 mijë eurove për blerjen e një gjeneratori të ri për Burgun e Sigurisë së Lartë.

Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ky investim ka për qëllim garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike.

Të lidhura

None found

Kurti për 200 mijë eurot për gjeneratorin: Investimi synon funksionim të qëndrueshëm të sistemeve të sigurisë

“Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori në Burgun e Sigurisë së Lartë. Ministria e Financave paraqet kërkesën për ndarjen e 200 mijë eurove. Investimi synon të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë në këtë institucion korrektues”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se këto mjete do të sigurohen nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, përkatësisht nga rezervat.

Murati thotë se 200 mijë eurot për gjenerator do të merren nga rezervat

“Mjetet në vlerë prej 200 mijë euro merren nga Programi i Shpenzimeve të Paparashikuara, pra te rezerva dhe ndahen në Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të projektit kapital ‘shpenzimet emergjente’”, tha Murati.


Shtuar 24.06.2026 11:40

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomrobinbetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetmeritkingUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş