Queiroz shpërthen ndaj arbitrimit: “VAR-i kishte dalë për kafe”, Anglia u favorizua

Pas barazimit 0-0 ndaj Anglisë në raundin e dytë të Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares së Ganës, Carlos Queiroz, reagoi me zemërim të madh.

Tekniku portugez drejtoi akuza të forta ndaj gjyqtarëve dhe mënyrës si u përdor teknologjia VAR, duke këmbëngulur se ekipit të tij iu mohua një penallti e qartë, si edhe një karton i kuq për portierin anglez.

Të lidhura

None found

Kritikat e tij u ndalën te dy episode të pjesës së dytë. Sipas Queiroz, rasti i parë ishte penalltia e padhënë ndaj sulmuesit Isaac Adu, ndërsa i dyti lidhej me ndërhyrjen e portierit Jordan Pickford ndaj të njëjtit futbollist jashtë zonës së penalltisë, moment për të cilin ai kërkoi përjashtim të menjëhershëm.

Me tone ironike, trajneri ganez deklaroi se VAR-i dukej sikur ishte “në një pushim kafeje”, ndërsa shtoi se Anglia pati fat që doli me një pikë nga kjo përballje.

“A funksionon fare ai VAR? A e kemi VAR-in në ndeshje? Pati një penallti të qartë që duhej të na ishte dhënë. Dhe pastaj pati një faull të qartë që ndaloi sulmuesin tonë. Ishte një karton i kuq. I pastër si lot, pa dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Queiroz.

Më tej, në të njëjtën linjë sarkastike, ai la të kuptohej se Anglia i shpëtoi humbjes vetëm për shkak të mosreagimit nga dhoma e VAR-it.

“Anglia nuk humbi vetëm sepse VAR ishte me pushime. Nëse VAR nuk do të kishte shkuar për një kafe, ata do të kishin dhënë një penallti dhe ne do të kishim fituar”.

“Ata ishin me fat. Edhe mua më pëlqen të pi kafe, por kjo ishte një penallti e pastër. Pickford duhej të kishte marrë karton të kuq”, vazhdoi Queiroz, përpara se të përfundonte: “Më falni për sarkazmën time, por kur jam serioz, atëherë më penalizojnë. Po bëj shaka, sigurisht”.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetmeritkingpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetTimebetgalabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetzirvebetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet