“Si kokrra e mollës”, Kuko për protestat: PS vijon punën në krye, ndërsa arsyet pse qytetarët dalin në protestë duhen analizuar

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku u ndal kryesisht te protesta popullore që prej disa ditësh po zhvillohet në kryeqytet.

Gjatë bisedës, moderatori e pyeti se si ndihet Partia Socialiste pas 24 ditëve protestë. Në përgjigje, Kuko tha me të qeshur: “Si kokrra e mollës”.

Të lidhura

None found

Më pas, pasi Sharka i tha se për këtë deklaratë mund të kritikohej, deputetja socialiste u shpreh se gjendja e Partisë Socialiste nuk ka rëndësi, pasi sipas saj ajo është në krye të punëve, po vijon punët e mira dhe po menaxhon krizat, duke shtuar: “C’est la vie”.

Ronaldo Sharka ngriti më tej pyetjen nëse, pas gjithë këtyre viteve në qeverisje dhe në ditën e 24-t të protestës, Partia Socialiste ka nxjerrë ndonjë mësim, përtej debatit se kush i financon protestat, çfarë po bëhet gabim dhe çfarë jo. Ai pyeti gjithashtu nëse socialistët janë ndalur për të pranuar se protestuesit mund të kenë të drejtë në pika të caktuara dhe nëse kanë bërë analizë apo autokritikë.

Në përgjigjen e saj, Kuko tha se analizat, sipas saj, janë bërë që në fillim të protestës, si në plan individual, ashtu edhe në grup. Ajo theksoi se secili ka pikëpyetjet e veta për arsyet që i shtyjnë njerëzit të ngrihen në protestë, duke sqaruar se e kishte fjalën për pjesën që ajo e quajti të shëndetshme, për të rinjtë dhe për ata që dalin realisht për idealizëm dhe për kërkesa të vërteta, duke lënë mënjanë, sipas saj, interferencat dhe kontaminimet e protestës.

Ajo shtoi se edhe grupi parlamentar kishte zhvilluar një mbledhje ditën e shtunë, ku ishte diskutuar gjerësisht për autoreflektimin dhe reflektimet që duhen bërë. Sipas Kukos, zgjidhja vjen përmes dialogut, ndërsa nënvizoi se vetëanaliza ka vlerë, por nëse mungon përballja me palën tjetër dhe me pakënaqësitë e saj, atëherë kjo nuk mjafton.

Kur Sharka ndërhyri duke thënë se pakënaqësitë tashmë janë shprehur, Kuko u përgjigj se kjo është e vërtetë, por shtoi se ka disa pakënaqësi që, sipas saj, duhet të sqarohen. Ajo argumentoi se një pjesë e tyre shkojnë përtej asaj që po ndodh realisht dhe se kemi të bëjmë me një lloj përgjithësimi të pakënaqësisë, madje edhe me një lloj nihilizmi. Sipas saj, ka çështje që duhen zgjidhur, disa prej tyre janë në proces zgjidhjeje, ndërsa disa të tjera janë të pavërteta ose ekzagjerime që kërkojnë sqarim.

Në vijim, moderatori theksoi se nuk mund të quhet e pavërtetë fakti që shëndetësia ka ende punë për të bërë. Kuko pranoi se shëndetësia ka probleme që kërkojnë punë, duke e cilësuar këtë si një temë tjetër të qeverisjes.

Ajo shtoi se situata ndryshon kur dikush del dhe thotë se po shkatërrohet mjedisi, apo kur pretendohet se është shitur Shqipëria ose një ishull, pasi sipas saj këto pretendime kërkojnë sqarim dhe një debat shumë shterues.


Shtuar 24.06.2026 09:53

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş