Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajn, ish-ushtaraku Artur Meçollari ka dalë me një reagim publik, duke bërë publik një dokument zyrtar që, sipas tij, provon angazhimin e Goxhajt në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Meçollari ka shpërndarë vendimin e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit dhe Pjesëtarit të UÇK-së, i cili mban firmën e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.
Të lidhura
None found
Në dokument thuhet se, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Postim i plotë:
Këtë dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës.
Dritan L. Goxhaj me firmën e gjeneral lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016 shpallet “Veteral Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”
