Një 18-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një operacioni policor në Rosoman, ku autoritetet zbuluan dhe sekuestruan lëndë narkotike.
Sipas njoftimit, më 22.06.2026, rreth orës 18:20, efektivët policorë të NJPB Kavadar e ndaluan R.Sh. (18) nga Rosomani.
Të lidhura
None found
Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është kryer kontroll në banesën e tij dhe në hapësirat ndihmëse, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë si dhe një substancë e bardhë në formë pluhuri.
I dyshuari më pas është dërguar në stacion policor, ndërsa për rastin është vënë në dijeni prokurori publik kompetent.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pasi ngjarja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
