Policia dhe RENEA aksion për kapjen e Ylli Zallës, 49-vjeçari i shpëton sërish arrestimit, i shpallur në kërkim për arsenal armësh

Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e Rinasit, i ka shpëtuar sërish arrestimit. Raportohet se Policia e Tiranës bashkë me forcat elitë RENEA, kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, në përpjekje për të arrestuar 49-vjeçarin në kërkim prej muajsh.

Por edhe hërë herë Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Të lidhura

None found

Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

Ylli Zalla, është në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Edhe në shkurt të këtij viti, Policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall që dyshohet se i përkisnin 49-vjeçarit.


Shtuar 23.06.2026 14:01

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot sitelerimariobetMadridbetmadridbetmariobetcasibomHititbetjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetJojobetgrandpashabetcasibom