Europa nën valën afrikane të të nxehtit, Gjoni shpjegon ndikimin në kontinent dhe temperaturat në Shqipëri

Ditët e fundit, kontinenti europian është përfshirë nga një valë e fuqishme nxehtësie me origjinë afrikane, e cilësuar nga agjencitë ndërkombëtare të meteorologjisë si një “kupolë nxehtësie”.

Në një raportim në studion e lajmeve të “Ora News”, sinoptikania Anira Gjoni, duke iu referuar parashikimeve të IGJEUM, bëri të ditur se vendet më të prekura nga kjo situatë ekstreme janë Spanja, Britania dhe sidomos Franca. Sipas saj, Franca po përjeton goditjen më të rëndë, teksa po regjistron temperatura rekord historike për muajin qershor. Masa e ajrit të nxehtë pritet që gradualisht të shtrihet edhe drejt Europës Qendrore dhe Gjermanisë.

Të lidhura

None found

Shqipëria, megjithatë, ndodhet në skajin e kësaj vale të fortë përvëluese. Pavarësisht kësaj, në vend po vërehen anomali termike, me temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, ose rreth 3 deri në 6 gradë mbi mesataren shumëvjeçare të kësaj periudhe. Edhe gjatë natës po regjistrohen kushte “tropikale”, pasi temperaturat minimale mbeten në nivelin 21 gradë, vlera këto të ngjashme me ato që zakonisht shënohen në korrik. Reshje të pakta dhe të izoluara mund të ketë pasditeve në zonat kodrinore dhe malore, por ato nuk pritet të sjellin ulje të temperaturave.

Kjo tablo e pazakontë e motit shoqërohet edhe me praninë e sasive të konsiderueshme të pluhurit saharian në ajër. Sipas shpjegimeve, situata është rezultat i një ndërthurjeje faktorësh, ku ndryshimet klimatike po i bëjnë këto fenomene më intensive, ndërsa fenomeni natyror “El Nino”, i cili ka nisur aktivitetin në Paqësor, po ndikon në rritjen e temperaturës mesatare globale.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave paralajmërojnë se kjo verë pritet të jetë po aq e nxehtë sa ajo e vitit të kaluar. Sipas parashikimeve afatgjata dhe shtimit të vazhdueshëm të aktivitetit të El Ninos, viti 2027 pritet të thyejë çdo rekord të mëparshëm dhe të klasifikohet si viti me verën më të nxehtë në histori.

PËR MË SHUMË NDIQNI PARASHIKIMIN E MOTIT NGA ANIRA GJONI

https://www.youtube.com/watch?v=q7FOyK1ASik

 


Shtuar 23.06.2026 09:55

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş