Pas sherrit në program, Fation Kuqari komplimenton publikisht Melisën

Fation Kuqari dhe Melisa Lleshi janë dy personazhet e programit “Për’puthen, që në fillim ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin, por më vonë marrëdhënia e tyre pësoi krisje duke degraduar në ofendime mes njëri-tjerit.

Pas daljes nga emisioni, gjakrat janë ulur dhe Fationi i ka bërë një komplimet Melisës publikisht në emisionin “Natë Vere”

Ai tha se i pëlqen Melisa si këngëtare.

“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”, u shpreh ai./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 10:11