Pasditen e së hënës, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është raportuar një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se informata është pranuar rreth orës 18:00 dhe se menjëherë janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurinë.
Të lidhura
None found
“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.
Ndërkohë, policia vijon angazhimin në terren, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për natyrën e mjetit të dyshuar.
