Mirlind Daku po shihet gjithnjë e më shumë larg Rubin Kazan, teksa Lokomotiva e Moskës duket se e ka kthyer sulmuesin e Kombëtares shqiptare në prioritet të merkatos së verës.
Deri para pak javësh u raportua se klubi moskovit kishte hezitime për të hyrë në garë për afrimin e sulmuesit kuqezi, por zhvillimet më të fundit tregojnë një situatë tjetër.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të gazetarit rus Aleksander Dai Udarit, Lokomotiva e Moskës e ka vendosur “pykën” e Shqipërisë si objektivin kryesor të kësaj vere.
Po ashtu, bëhet e ditur se skuadra nga kryeqyteti rus është e gatshme të hapë “thesin” për 28-vjeçarin. Ndërkohë, sipas “Transfermarkt”, kartoni i gjilanasit vlerësohet deri në 9 milionë euro.
Kontrata e Mirlind Dakut me Rubin Kazan është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
