Kaka përcakton dy pretendentët kryesorë për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026, në fokus dy lojtarë të Real Madridit

Kaka, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian, vlerëson se dy futbollistë të Real Madridit janë kandidatët më të fortë për të fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026.

Në një prononcim për ESPN UK, ish-fituesi i Topit të Artë u pyet se cilët i sheh si dy favoritët e tij për ta mbyllur turneun në krye të listës së golashënuesve.

Të lidhura

None found

“Padyshim Mbappe, pastaj Vini Jr.”, u shpreh Kaka.

Zgjedhja e Kylian Mbappe si emri kryesor në këtë garë nuk shihet si surprizë. Sulmuesi francez e ka konfirmuar vazhdimisht veten në skenat më të mëdha të futbollit dhe deri në këtë pikë të Botërorit ka shënuar tre gola.

Falë shpejtësisë, nuhatjes para portës dhe lëvizjeve të tij, ai konsiderohet një nga sulmuesit më të vështirë për t’u kontrolluar, sidomos në përballjet me eliminim direkt.

Në të njëjtën kohë, edhe Vinicius Junior mbetet një emër me peshë në garën për “Këpucën e Artë”.

Braziliani ka realizuar dy gola me Kombëtaren e Brazilit dhe po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi në fazën sulmuese të “Seleçaos”.

Me depërtimet e tij të shpejta, aftësinë për të ndërtuar raste dhe saktësinë në finalizim, Vinicius vazhdon të shihet si një nga pretendentët më seriozë për çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut, edhe në ndeshjet kur nuk arrin të shënojë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse njëri nga dy yjet e Real Madridit do ta justifikojë parashikimin e Kakas dhe do ta mbyllë Botërorin 2026 si golashënuesi më i mirë.


grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerzirvebetpadişahbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis