Gjermania dhe Bregu i Fildishtë do të matin forcat sonte nga ora 22:00, në një sfidë që i takon raundit të dytë të Kampionatit Botëror 2026 në Grupin E.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas fitoreve në ndeshjet hapëse. ‘Die Mannschaft’ e nisi me një triumf bindës 7-1 ndaj Curaçaos, ndërsa Bregu i Fildishtë mposhti Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0.
Të lidhura
None found
Selektori i Gjermanisë, Julian Naglesmann, ka vendosur të mos bëjë asnjë lëvizje në formacionin startues që i solli suksesin në takimin e parë.
Në repartin defensiv, Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck do të luajnë së bashku në qendër të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë do të angazhohen Felix Nmecha dhe Aleskandar Pavlovic.
Në vijën e parë të sulmit e nis përsëri Kai Havertz, me mbështetjen e Leroy Sane, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz.
Nga ana tjetër, te Bregu i Fildishtë nga minuta e parë aktivizohen emra si Amad Diallo, Yan Diomande, Franck Kessie dhe Ange-Yoan Bonny.
Formacionet zyrtare:
Gjermani: Neuer; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Brown; Nmecha, Pavlovic; Sane, Musiala, Wirtz; Havertz.
Bregu i Fildishtë: Fofana; Konan, Agbadou, Kossounou, Singo; Diomande, Sangare, Kessie, Diallo; Oulai, Bonny.
