Memli Krasniqi reagon pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kryesia e PDK-së: Ishte privilegj të bashkëpunonim

Ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka shprehur mirënjohje Bedri Hamzës për rolin dhe përkushtimin e treguar në shërbim të partisë dhe shtetit të Kosovës.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit të sotëm të Hamzës se po tërhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në platformat sociale, Krasniqi ka çmuar punën e Hamzës fillimisht si kandidat për kryeministër.

E më pas edhe në cilësinë e kreut të PDK-së, duke nënvizuar se gjatë kësaj periudhe partia u përball me sfida të rëndësishme dhe arriti rezultate pozitive.


Shtuar më 21.10.2026 17:26