Departamenti i Shtetit njoftoi se takimi i radhës në kuadër të bisedimeve mes Libanit dhe Izraelit do të zhvillohet në Uashington nga 23 deri më 25 qershor, pas një bisede telefonike mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Presidentit të Libanit, Joseph Aoun.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, deklaroi se Rubio ritheksoi domosdoshmërinë e çarmatimit të Hezbollahut dhe konfirmoi edhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë libaneze në përpjekjet e saj për të ndërtuar një shtet sovran që jeton në paqe me të gjithë fqinjët.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, sipas një deklarate të presidencës libaneze, Aoun i tha Rubios se një “armëpushim gjithëpërfshirës” do të përbënte “baza themelore” për avancimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin.
Presidenti i Libanit shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj Rubios “për mbështetjen e SHBA-së për Libanin”.
