Humb jetën tragjikisht në moshën 17 vjeçare futbollisti shqiptar

KF Gjakova ka marrë një lajm të hidhur sot.

Fjala bëhet për futbollistin e tyre, Denis Bakalli i cili ndërroi jetë sot në moshën 17 vjeçare.

KF Gjakova ka njoftuar për vdekjen e Bakallit përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Arsyet e vdekjes së adoleshentit nuk janë bërë të ditura ende.
Klubi deklaroi se kishte pritur që 17 vjeçari të bashkohej me skuadrën në turneun e futbollit në Durrës, por më pas morën lajmin e hidhur për vdekjen e tij.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të KF Gjakovës në Facebook.


Shtuar 16.07.2021 14:18