Protesta qytetare vijon në rrugët e kryeqytetit, pavarësisht ndjekjes nga policia dhe hedhjes së vazhdueshme të gazit lotsjellës në Sheshin “Skënderbej”.
Në shesh është mobilizuar një numër i madh forcash dhe mjetesh policore, mes tyre dhjetëra makina e furgona, për të mbajtur nën kontroll zonën. Prania e tyre nuk e ka ndalur lëvizjen e protestuesve.
Të lidhura
None found
Turma është zhvendosur dhe është rigrupuar në numër të madh pranë Parkut Rinia. Qytetarët vijojnë qëndresën në këtë pjesë qendrore të qytetit, pavarësisht gazit dhe ndërhyrjeve të përsëritura të policisë.





