Hetim në Britani ndaj një ish-punonjëseje të shëndetësisë për tentativë shitjeje të të dhënave mjekësore të princeshës Kate

Autoriteti britanik për mbrojtjen e të dhënave bëri të ditur sot se një punonjës i spitalit privat ku Kate Middleton, Princesha e Uellsit, iu nënshtrua një operacioni në vitin 2024, kishte tentuar të shiste “informacion personal shumë të ndjeshëm”, që dyshohet të ketë qenë dokumentacioni i saj mjekësor.

Hetimi u hap nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) në mars të atij viti, për të verifikuar nëse pjesëtarë të stafit në klinikë kishin tentuar të hynin në kartelat mjekësore të bashkëshortes së trashëgimtarit të fronit, e cila kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në bark dy muaj më herët.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë të publikuar sot, ICO njoftoi se hetimi penal ka përfunduar dhe se është konstatuar që një ish-punonjës shëndetësor kishte “keqpërdorur qëllimisht” të dhëna të ndjeshme, duke u ofruar t’i nxirrte ato në këmbim të pagesës.

Sky News raportoi se rasti kishte të bënte me Kate, megjithatë ICO nuk pranoi të sqarojë se kujt i përkisnin konkretisht dosjet në fjalë. Edhe zyra e princeshës, Kensington Palace, nuk dha asnjë koment.

Kate, 44 vjeç, iu nënshtrua një operacioni për një problem shëndetësor që ende nuk është specifikuar. Më pas, ajo bëri të ditur se do të ndiqte kimioterapi, pasi analizat treguan se ishte diagnostikuar me kancer.

ICO bëri të ditur gjithashtu se i ka dhënë një paralajmërim zyrtar Klinikës së Londrës, një prej spitaleve private më të mëdha në vend, pa konstatuar shkelje të tjera nga ana e institucionit. Bëhet fjalë për të njëjtin spital ku mori trajtim edhe Mbreti Charles.


Shtuar 17.06.2026 17:58

marsbahismeritbet girişmeritkingcasibomjojobetmatbetMeritking Girişmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetholiganbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkcasibomcasibomjojobet girişSetrabetMadridbetmatbetmeritkingcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş