Rex Heuermann, vrasësi serial nga Long Island në New York, është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht, pasi pranoi se kishte vrarë tetë gra përgjatë një periudhe 17-vjeçare.
Vendimi gjyqësor erdhi dy muaj pasi ai u shpall fajtor për shtatë vrasje dhe mori përsipër përgjegjësinë edhe për vrasjen e një gruaje të tetë. Krimet për të cilat u dënua janë kryer nga viti 1993 deri në vitin 2010.
Të lidhura
None found
Çështja është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda kriminale në historinë e Long Island-it, duke mbyllur një hetim shumëvjeçar që kishte tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.
Rasti ka ngjallur interes të madh publik, për shkak të lidhjes me hetimet mbi zhdukjen dhe vrasjen e punonjëseve të seksit në atë zonë.
Pasi u dha vendimi, gjykatësi urdhëroi që i dënuari të nxirrej nga salla. Më pas, Heuermann u vu në pranga dhe u shoqërua nga autoritetet.
Pas dëgjimit të deklaratave të familjarëve të viktimave për pasojat e krimeve, gjyqtari Timothy Mazzei iu drejtua Rex Heuermann-it me pyetjen: “A ju vjen sadopak keq për atë që u bëtë këtyre grave të pafajshme?”
Heuermann reagoi duke pohuar me kokë.
“Unë jam përgjegjës për gjithçka që është thënë në këtë sallë gjyqi”, u shpreh vrasësi.
Para se të jepte vendimin përfundimtar, Mazzei tha: “Je një njeri i neveritshëm dhe i vogël, nëse mund të quhesh burrë. Je një frikacak”.
