Protesta e 17-të/ Pas Kryeministrisë dhe marshimit, “pushtohet” “Fan Zone” në Sheshin ‘Skënderbej’!

Mijëra protestues e kanë mbyllur sot në sheshin “Skënderbej” protestën e 17-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas një qëndrimi disaorësh para godinës së Kryeministrisë dhe një marshimi të gjatë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Pasi dëgjuan fjalimet, turma përshkoi akset kryesore të Tiranës, duke mbajtur gjatë gjithë kohës parulla dhe thirrje si, “Rama jep dorëheqjen” e “Shqipëri e re”.

Të lidhura

None found

Masa e pafundme e protestuesve, pasi përshkoi Bulevardin, ka ndryshuar drejtim duke mësyrë masivisht brenda hapësirës së madhe të “Fan Zone”, të ngritur për ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Në vend që të ndaleshin nga ethet e futbollit, mijëra qytetarët e revoltuar kanë marrë nën “kontroll” sheshin, duke krijuar një gërshetim mes tifozerisë dhe revoltës popullore.

Thirrjet e fuqishme “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqje!” kanë mbytur plotësisht zërin e altoparlantëve dhe atmosferën e ndeshjes që po transmetohej në ekranet gjigante.

Tubimi u finalizua sërish në qendër të qytetit, ku organizatorët apeluan për një pjesëmarrje masive në ditët në vijim, duke ftuar qytetarët që të mblidhen sërish në shesh nesër në orën 19:00.


Shtuar 16.06.2026 23:05

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgalabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişzirvebetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş