I bashkohet revoltës së qytetarëve kundër Ramës? Një ditë pas largimit nga grupi i PS, Marjana Koçeku bën reagimin e papritur (FOTO)

Një ditë pasi njoftoi se ishte larguar nga grupi i Partisë Socialiste dhe se do të ishte deputete e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si “Neomalësorja”, ka postuar në rrjete sociale një foto të një flamingoje.

Megjithëse ajo nuk e ka shoqëruar me asnjë koment foton, postimi i saj nënkupton se mund t’i bashkohet protestës së qytetarëve kundër qeverisë.

Të lidhura

None found

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi ajo një ditë më parë teksa njoftoi largimin nga PS.

Kujtojmë që lëvizja e qytetarëve është ‘pagëzuar’ si Revolucioni Flamingo, për shkak se nisi si një kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por ajo është zgjeruar, deri në largimin e kryeministrit Rama, për shkak të keqqeverisjes.

 

 


Shtuar 15.06.2026 15:57