Zonat e bregdetit shqiptar, që mund të zhduken në 2050 (FOTO LAJM)

Një raport i “Climate Central”, i cili ka studiuar rreth 135 rajone të rruzullit tokësor, tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara për t’u zhdukur, më 2050, si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se mbarë globi është i rrezikuar nga zhdukja e rajoneve për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet.

Shën.red. “Climate Central” është një organizatë jofitimprurëse që analizon dhe raporton ndryshimet e klimës. Organizata është e përbërë nga shkencëtarë, gazetarë, oganizata dhe ekipe të tjera shkencore. “Climate Central”, është paraqitur si burim i besuar në shumë media, si “New York Times”, Associated Press, Reuters, NBC Nightly News, CBS News, CNN, ABC News, Nightline, “Time”, National Public Radio, PBS, ” American, National Geographic”, Science dhe “The Washington Post”.

Siç mund ta shihni në vijim (me ngjyrë të kuqe), pothuajse e gjithë vija bregdetare shqiptare është e rrezikuar, megjithëse zonat më problematike paraqiten në detin Adriatik, duke filluar nga zona e Shkodrës e deri në afërsi të Vlorës, ku fillon deti Jon.

Laguna e Karavastasë paraqitet gjithashtu tepër e rrezikuar, ndjekur nga zona e Nartës në Vlorë.


Shtuar 6.01.2020 14:09