Me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një polic u vra dhe një tjetër u plagos.
Në reagimin e tij, Begaj ka shprehur ngushëllime për humbjen tragjike të policit Enea Mekolli në krye të detyrës, si dhe plagosjen e rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
Të lidhura
None found
Reagimi i Begajt:
“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!
I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhembjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.
Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, shkruan Begaj.
