Sulme masive ruse në disa qytete të Ukrainës, të paktën 10 persona të vrarë

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, si pasojë e sulmeve ajrore ruse që goditën disa qytete të Ukrainës gjatë natës, në një nga ofensivat më të mëdha të Moskës në muajt e fundit, raporton BBC.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjashtë persona u vranë në qytetin e Dnipros, ndërsa katër të tjerë humbën jetën në kryeqytetin Kiev. Dhjetëra persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe fëmijë, pasi raketat dhe dronët goditën ndërtesa banimi.

Të lidhura

None found

Ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Kiev, ku dyshohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e apartamenteve të dëmtuara.

Alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në pjesën më të madhe të territorit ukrainas në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore, ndërsa kreu i Administratës Ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, deklaroi se forcat ruse po përdorin raketa balistike në sulmet ndaj kryeqytetit.

Pamjet nga terreni treguan shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin mbi qendrën e Kievit, ndërsa autoritetet paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet.

Ndërkohë, edhe Rusia raportoi një sulm me dronë në rajonin e Krasnodarit. Qendra e reagimit emergjent njoftoi për një zjarr në rafinerinë e naftës Ilsky, por sipas autoriteteve ruse nuk ka pasur viktima.

Sulmet vijnë pasi Moska paralajmëroi javën e kaluar se do të ndërmerrte “goditje sistematike” kundër Ukrainës, në përgjigje të një sulmi me dron në rajonin e pushtuar të Luhanskut, ku sipas autoriteteve ruse u vranë 21 persona.


Shtuar 2.06.2026 07:44

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetmarsbahismadridbet girişjojobetgalabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet ŞikayetholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş