Subvencionimi i linjave ajrore/ Kurti arsyeton ndarjen e 2 milionë eurove: Praktika ndiqet nga vendet e rajonit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin e linjave ajrore drejt destinacioneve të caktuara, duke theksuar se një praktikë e tillë zbatohet nga shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë për të nxitur turizmin dhe për të lehtësuar ardhjen e mërgatës.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se rreziku i anulimit të një pjese të fluturimeve gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, e ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e Qeverisë.

Të lidhura

None found

Kurti sqaroi se, vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.

Postimi i plotë:

“Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit. Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.

Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë. Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.

Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit. Mërgatë, mirë se vini!”, shkruan Kurti.


Shtuar 27.05.2026 18:12

meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetzirvebetMadridbet girişMadridbetcasibomhilbetsuperbet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibomkavbet