Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar arratiset me monopatinë

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori ka hyrë i maskuar me një pjesë si tip shalli. Ai i ka vënë armën në kokë arkëtares, duke i marrë lekët.

Tek dera i ka drejtuar armën edhe rojës së bankës që të mos lëvizje. Më pas, ka dalë jashtë dhe ka ikur me një monopatinë drejt stadiumit Dinamo.

Të lidhura

None found

Policia, në njoftimin zyrtar, thotë se janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.


Shtuar më 2.11.2026 11:30