“Mu bë qefi që e vranë”, Nuredin Dumani flet për shefin e policisë që u ekzekutua: Më goditi disa herë brenda Komisariatit

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, gjatë dëshmive të tij në seancat e “Plumbit të Artë” në GJKKO, ka rrëfyer një episod ku pretendon se është dhunuar nga ish-komisari Dritan Lamaj, i cili mbeti viktimë e një atentati.

Dumani tha se Lamaj e kishte goditur disa herë pas shoqërimit në komisariat, ndërsa shtoi se pas daljes nga burgu kishte marrë vesh se komisari ishte vrarë dhe se ishte ndier i lehtësuar nga ky lajm.

Të lidhura

None found

Më tej, ai shprehet se ka biseduar me mikun e tij, Festim Qoli, i cili i kishte thënë se ekzekutorët e ish-shefit të policisë ishin “vëllezërit” e tyre.

Deklarata:

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë: Nuk e di kur dola, ose 2021 ose 2012, nuk më kujtohet, ishte se dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie që ka qenë tek komisariati numër gjashtë, pasi më goditi disa herë atë natë kur jam arrestuar, dhe kur kam dalë nga burgu mora vesh, thashë shyqyr që e vranë se më goditi kot, më hyri në hak, bëhet fjalë për Dritan Lamaj. Më u bë qejfi shumë që e kanë vrarë, do u jepja një drekë po t’i njihja ata çunat. E më tha kur të duash se vëllai jonë është tha.

Gjyqtarja: Kush ishte vëllai i Festimit se s’po e kuptoj?

Nuredin Dumani: Ishte Henrik Hoxha.

Gjyqtarja: Pse i referohej si vëllai?

Nuredin Dumani: Se e kishte caktuar si vëlla, edhe unë e kam vëlla gjaku…/Top Channel


Shtuar 24.05.2026 22:15

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişprimebahisbetorspin girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel GirişMarsbahis GirişMarsbahis Güncel Giriş