Gjenerata 1995/96 e Gjimnazit të Tetovës do të ribashkohet pas 30 vitesh

Para tri dekadave ata festuan momentin ndoshta më të lumtur të jetës së tyre – maturën. Sot, të gjithë në prag të të 50-tave, planifikojnë ta përsërisin të njëjtën festë për t’i rikthyer kujtimet që nuk u zbehën kurrë. Pikërisht për këtë, gjenerata e nxënësve të Gjimnazit të Tetovës 1995/96 do të ribashkohet më 6 qershor 2026 për të shënuar 30-vjetorin e maturës.

Mbrëmja solemne do të mbahet në restorantin “Ahengu”, me fillim në ora 19:00, ndërsa para kësaj mbrëmjeje festive, ish-maturantët do të takohen në ora 17:00 në oborrin e Gjimnazit të Tetovës, aty ku dikur nisën ëndrrat, miqësitë dhe rrugëtimet e tyre jetësore.

Të lidhura

None found

Duke bërë ftesë publike te të gjithë pjesëtarët e kësaj gjenerate, si dhe te kujdestarët e klasave, organizatorët thonë se ky jubile nuk është vetëm një përvjetor por është një kthim në kohë, te vitet më të bukura të rinisë, te fotografitë e vjetra dhe emocionet që, edhe pas 30 vitesh, mbeten të gjalla në kujtesën e secilit.

Për shumë prej pjesëmarrësve, ky do të jetë takimi i parë pas shumë vitesh. Disa do të vijnë nga qytete e shtete të ndryshme, me rrëfime të reja jete, por me të njëjtën ndjenjë nostalgjie për kohën kur të gjithë ishin bashkë në korridoret e Gjimnazit të Tetovës.


Shtuar 22.05.2026 17:50

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomholiganbetMadridbetMadridbetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swap